Sveçla nuk përgjigjet nëse nesër do të votohet për kryeparlamentarin

nga D. V.

Të mërkurën do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ku pritet të votohet sërish për zgjedhjet e kryeparlamentarit, edhe pse në seancën e kaluar dështoi zgjedhja e kandidates, Albulena Haxhiu nga LVV.

Në lidhje me këtë se a pritet të votohet për kryeparlamentarin, deputeti i LVV-së, Xhelal Sveçla nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.

Ai nuk ka treguar nëse do të votohet nesër kryeparlamentari dhe sa i përket zgjidhjes dhe marrëveshjes politike për konstituimin e plotë të legjislaturës së nëntë.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca tha se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

LVV-ja dështoi dy herë më 19 prill të zgjedh Haxhiun kryetare të Kuvendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More