Syrija Rashidi: Lëvizja e ASH-së po shitet si mister, por mund të rikthejë Ali Ahmetin në kalë të bardhë

nga Redaksia

Shkup, 13 maj – Vendimit të liderit të ASH-së Arben Taravari për të tërhequr partinë nga qeveria ka shkaktuar debate brenda vet partisë. Një tjetër zë kritik është bashkuar reagimeve kundërshtuese, ai i Syrija Rashidit, anëtar i Kryesisë Qendrore të ASH-së dhe ish-deputet nga radhët e ASH-së.

Në një status publik të postuar në rrjetet sociale, Rashidi shpreh shqetësimin për mënyrën se si po paraqitet kjo lëvizje politike.

“Gjithë kjo lëvizje e papritur e ASH-së po shitet si një mister që do të sjellë një të mirë të madhe. Ndërsa e ‘mira’ më e madhe që mund të ndodhë është që të rikthejë Ali Ahmetin në kalë të bardhë,” shkruan Rashidi me ironi.

Reagimi i tij vjen në vazhdën e kritikave në rritje ndaj Taravarit, i cili akuzohet nga bashkëpartiakë dhe ish-aleatë se po e devijon partinë nga rruga e ndryshimit dhe po e afron me strukturat që vetë ASH kishte premtuar t’i sfidonte.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More