Tahiri: Në dialog me Vuçiqin s’presim të dalë diçka jashtë temave të prodhuara nga Kurti

nga D V

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk mund të priten rezultate nga takimi i 26 qershorit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.

Tahiri ka thënë se nuk beson që del “jashtë temave që Kurti ka prodhuar qe dy vite” e që, sipas tij, “janë ‘vetëmenaxhimi’ i serbëve dhe draft-Statuti i Asociacionit”.

“Produktet e Kurtit në dialog i kemi pa, vetemenaxhimi, Ohri, draft-Statutin që e ka në tavolinë dhe nga BN i kërkohet ta dërgojë në kushtetues…Nuk mund të presim që mund të dalë jashtë këtyre temave…Nuk e di agjendën, mirëpo cka vlerësoj është që komplet angazhimi në këtë takim do të jenë në këto tema që Kurti këto 2 vite, vetëmenaxhimi dhe draft-Statuti…Ai e ka prodhuar këtë”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ishte një periudhë e pushimeve edhe pse nuk do të duhej të ishim në pushim. Mirëpo mungesa e agjendës parlamentare ka bërë që për një kohë të mos takohemi. Vendit i duhet një qeveri e re për ta nxjerrë nga kjo krizë. Ndërsa, që dy vite e gjysmë produktet e kryeministrit Kurti në dialog i kemi parë. Nuk mund të presim që do të del diçka jashtë këtyre temave në takimin e rradhës”, u shpreh ai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More