Takim i ministrit Durmishi me zëvendësguvernatorin e GAFT: Arabia Saudite shpreh gatishmëri për bashkëpunim ekonomik

nga D. V.

Shkup, 22 maj – Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik të Biznesit të mbajtur në Sarajevë, Ministri i Ekonomisë, z. Besar Durmishi, zhvilloi një takim bilateral me Shkëlqesinë e Tij, z. Abdulaziz Alsakran, Zëvendësguvernator për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Autoritetin e Përgjithshëm për Tregtinë e Jashtme të Arabisë Saudite (GAFT).

Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe shënoi një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite. U konfirmua interesi reciprok për rritjen e shkëmbimit tregtar, i cili aktualisht qëndron në vlerën prej 44 milionë dollarësh, me synimin për ta tejkaluar këtë nivel përmes iniciativave të reja dhe investimeve strategjike.

Gjatë takimit, palët diskutuan për:

• Organizimin e forumeve të përbashkëta të biznesit dhe vizita të ndërsjella të delegacioneve ekonomike;

• Mundësitë për investime saudite në sektorë me prioritet të lartë për zhvillimin kombëtar, përfshirë agrokulturën, turizmin dhe projektet e qëndrueshme infrastrukturore;

• Zhvillimin e Qendrës së Skijimit “Kodra e Diellit” në Tetovë, si një projekt emblemë për nxitjen e turizmit malor dhe zhvillimin e rajonit;

• Mbështetjen për certifikimin Hallall të produkteve vendore, si një hap konkret për rritjen e eksporteve dhe diversifikimin e tregjeve të synuara.

Ministri Durmishi theksoi se ekonomia e Maqedonisë së Veriut ka potencial të konsiderueshëm dhe me partnerë strategjikë si Arabia Saudite, ky potencial mund të shndërrohet në projekte konkrete që sjellin zhvillim, punësim dhe prosperitet për vendin.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More