Takim i ministrit Toshkovski dhe drejtorit të përgjithshëm të ICMPD-së, Shpindeleger

nga Redaksia

Shkup, 14 korrik – Ministri i Punëve të Brendshme zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e përgjithshëm të Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit – ICMPD Mihaell Shpindeleger.

Në takim, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, u diskutua për prioritetet dhe aktivitetet e ardhshme që do t’i ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme nga aspekti i përballimit të migracionit të paligjshëm dhe në përgjithësi forcimit të kapaciteteve të policisë kufitare për t’iu përgjigjur sfidave që vijnë me të.

Takimi, shtojnë prej aty, përfundoi me një dëshirë të shprehur reciproke për intensifikimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Qendrës Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More