Takim i ministrit Toshkovski me ambasadoren japoneze Kavahara Secuko

nga Xh M

Shkup, 5 maj – Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot zhvilloi një takim pune me ambasadoren e Japonisë në vend Kavahara Secuko, kumtoi MPB-ja.

Në takim u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, vullnetin për të nxitur bashkëpunimin si në nivelin strategjik ashtu edhe në atë operacional, si dhe u shkëmbyen iniciativa për ta thelluar atë përmes anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare të bashkëpunimit policor.

Të dyja palët konfirmuan vullnetin dhe angazhimin e tyre të fortë për të zhvilluar marrëdhënie dhe bashkëpunim të ndërsjellë, përmes propozimeve konkrete për zbatimin e tyre, theksohet në kumtesën e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More