Takim i Mucunskit me ambasadoren e Greqisë, Filipidu dhe ambasadorin e Austrisë, Pamer

nga D V

Shkup, 25 shkurt – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot në takime të ndara i ka pritur ambasadoren e Greqisë, Sofija Filipidu dhe ambasadorin e Austrisë, Martin Pamer.

“Në takim me ambasadoren Filipidu kemi konstatuar në mënyrë të përbashkët se ekziston interes i madh për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në funksion të mbajtjes së sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit përmes integrimit të tij të plotë në Bashkimin Evropian. Kemi konfirmuar angazhim për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e ndërlidhjes infrastrukturore, energjetikë, mbrojtje, kulturë dhe turizëm”, qëndron në profilin zyrtar të Fejsbukut të ministrit Mucunski.

Mbështetja austriake për intergrime të BE-së zë vendit dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare kanë qenë në fokusin e bisedimeve me ambasadorin Pamer.

“Me ambasadoren Pamer kemi shprehur kënaqësinë e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe dinamikën e fortë në dialogun politik mes dy vendeve në periudhën e kaluar. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme austriake në procesin e përmbushjes së prioriteteve evropiane dhe përpjekjet tona për integrim në BE. Diskutuam edhe marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare, duke konfirmuar angazhimin tonë të përbashkët për thellimin e mëtejshëm të tyre”, thuhet në statusin e shefit të diplomacisë, Mucunski në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More