Takim i parë ndërmjet guvernatorit Sllaveski dhe drejtoreshës së Bankës Botërore, Mezhevan

nga D. V.

Shkup, 10 korrik – Me rëndësi thelbësore për përballjen me sfidat nga rrethi i ri botëror ekonomik është ndërtimi i institucioneve të qëndrueshme dhe të fuqishme, të cilat koordinohen mes vete dhe mbështeten përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, theksuan në takimin e parë zyrtar guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski dhe drejtoresha e sapoemëruar e Zyrës së Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën, Karol Mezhevan.

Në takim u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit me Bankën Botërore, e cila përfaqëson partner të rëndësishëm në mbështetjen e politikave kombëtare dhe të zhvillimit institucional.

Guvernatori Sllaveski i dëshiroi punë të suksesshme Mezhevanit në funksionin e ri dhe e shprehu kënaqësinë nga bashkëpunimi i deritanishëm produktiv me Bankën Botërore, e cila përmes projekteve për ndihmë teknike, analiza dhe rekomandime, kontribuon për rritjen e kapaciteteve institucionale dhe për realizim me sukses të aktiviteteve më të rëndësishme reformuese.

“Vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me transformimin digjital të sektorit financiar, promovimin e përfshirjes financiare, zhvillimin e tregjeve të kapitalit dhe rritjen e rezistencës së sistemit financiar ndaj goditjeve globale. U theksua se Banka Popullore do të vazhdojë të jetë e hapur për bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat ku mbështetja e Bankës Botërore mund të kontribuojë në forcimin e mëtejshëm të stabilitetit makroekonomik dhe krijimin e kushteve për përparim ekonomik. Si guvernatori ashtu edhe drejtoresha ranë dakord se është thelbësore të adresohen sfidat e mjedisit të ri ekonomik global për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe të forta, të cilat koordinohen dhe mbështeten reciprokisht përmes bashkëpunimit ndërkombëtar”, informon Kabineti i guvernatorit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More