Takim i presidentes Siljanovska Davkova me drejtorin rajonal të UNHCR-së për Evropë, Filip Leklerk

nga Xh M

Shkup, 12 dhjetor – Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me drejtorin rajonal të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë për Evropë, Filip Leklerk dhe mori pjesë në shënimin e 30-të vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me UNHCR-në.

Në takim, kumtuan nga Kabineti i Siljanovska Davkovës, ajo dërgoi urime me rastin e jubileut, duke porositur se UNHCR kishte rol kyç në mbrojtjen dhe mbështetjen e refugjatëve, azilantëve dhe personave pa dokumente dhe identitet.

Si vërtetim për meritat dhe rolin e UNHCR-së, presidentja theksoi çmimin “Dafina olimpike” nga djepi i paqes, Lëvizja Olimpike, e cila u prit këtë vit në ceremoninë e hapjes solemne të Lojërave Olimpike në Paris të cilin e mori komisari i lartë për refugjatë i kombeve të Bashkuara, Filipo Grandi nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar.

“Në bisedë me Leklerc, ajo shprehu mirënjohjen e saj për UNHCR-në për bashkëpunimin tre dekadësh me autoritetet e Maqedonisë në fushën e promovimit të të drejtave të njeriut, mbrojtjen e refugjatëve, si dhe ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe theksoi gatishmërinë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit dhe pjesëmarrjes në iniciativat humanitare rajonale dhe globale. Presidentja ndihet krenare që ka qenë pjesë e parlamentit që miratoi ndryshimet në ligjet përkatëse, me zbatimin e të cilave u zgjidh statusi i qindra personave pa dokumente dhe identitet, kryesisht refugjatë dhe jo rastësisht ajo mori një mirënjohje të veçantë nga z. Filipo Grandi për rolin pionier në mbrojtjen e refugjatëve”, thuhet në kumtesë.

Në kuadër të shënimit të jubileut, është mbajtur diskutim për përvojat e kaluara të UNHCR-së dhe Qeverisë në lidhje me refugjatët dhe u ngrit ekspozita “Jetët e bardha dhe të zeza”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More