Takim i presidentes Siljanovska Davkova me sekretaren e përgjithshme të KE-së, Pejçinoviq Buriq

nga D V

Shkup, 12 qershor – Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq Buriq, në margjinat e konferencës për rindërtim të Ukrainës, që mbahet në Berlin.

Siç kumtuan nga Kabineti i Siljanovska Davkova, në takim u bisedua për bashkëpunimin e frytshëm me Këshillin e Evropës në proceset kyçe reformuese në vend, për përkushtimin e lartë të ndërsjellë, si dhe për projektet të cilat përmes zyres programore të Këshillit të Evropës në Shkup, me sukses realizohet në sfera të ndryshme, e në drejtim të realizimit të aspiratave të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Presidentja Siljanovska Davkova, duke u përqëndruar në kapacitetin demokratik të institucioneve tona, i ka theksuar angazhimet për avancimin e të drejtave të njeriut dhe sundimin e së drejtës, si një nga parakushtet bazë për avancimin e shoqërisë sonë. Në takim u theksua rëndësia e temës barazia gjinore dhe zbatimi i Konventës së Stambollit”, thuhet në kumteësn nga Kabineti i Siljanovska Davkova.

Dy bashkëbisedueset kanë këmbyer mendime edhe për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për kontributin tonë të rëndësishëm në sigurimin e paqes dhe stabilitetit të Evropës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More