Shkup, 30 maj – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Nikolla Gjoshevski, realizuan takim me Kristof le Rigole, ambasador i Republikës së Francës.
Në takim u biseduan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit midis dy parlamenteve, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh midis shërbimeve të dy parlamenteve.
Veçanërisht u përshëndet veçanërisht përkushtimi i riafirmuar i Republikës së Francës, si dhe fokusi i shtuar francez në vendin tonë në përputhje me Strategjinë për Integrimin Evropian të Ballkanit Perëndimor.
Bashkëbiseduesit biseduan vazhdimin e bashkëpunimit përmes shkëmbimit të ekspertizës dhe njohurive me Kuvendin Kombëtar të Republikës së Francës, veçanërisht në fushën e Programit për Zhvillimin e Kanalit Televiziv Parlamentar, forcimin e mbështetjes administrative për komisionet parlamentare, avancimin e punës së Sektorit për seancat në Kuvend, si dhe procesin e digjitalizimit të Kuvendit
Kuvendi mbetet i hapur dhe do t’i mbështesë iniciativat që do të kontribuojnë në bashkëpunim më të madh me Parlamentin e Francës, i cili është me interes të ndërsjellë për të dy vendet.