Takim Mickoski – Orban: Marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve do të vazhdojnë në drejtim të përforcimit në sferën e ekonomisë dhe energjetikës

nga D V

Shkup, 18 korrik – Kryeministri Hristijan Mickoski në margjinat e Samitit të Bashkësisë politike evropiane në Londër u takua me kryeministrin hungarez Viktor Orban, me ç’rast kanë biseduar për eurointegrimet e vendit, hapat e ardhshëm të Hungarisë si kryesues me BE-në dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik, e posaçërisht në pjesën e energjetikës.

“Na margjinat e Samitit në Londër, u takova me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Biseduam për rrugën eurointegruese të Maqedonisë dhe hapat e ardhshme të Hungarisë, si kryesuese me Bashkimin Evropian. Marrëdhëniet e mira bilaterale mes dy vendeve do të vazhdojnë në drejtim të përforcimit në sferën e ekonomisë dhe energjetikës. Po ashtu, u falënderova për përkrahjen e deritanishme dhe bashkëpunimin nga ana e Hungarisë. Vazhdojmë me përkushtim të punojmë për interesat e qytetarëve”, publikoi kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More