Takim Mucunski – Gerapetritis nesër në Nju Jork

nga Xh M

Athinë, 22 shtator – Ministrat për Punë të Jashtme të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, Jorgos Gerapetritis dhe Timço Mucunski nesër do të realizojnë takim bilateral në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së.

Takimin e kanë bërë të ditur nga MPJ-ja greke në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve që ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë do t’i ketë gjatë ditës së sotme dhe nesërme, ndërsa është konfirmuar edhe nga burime të MPJ-së së Maqedonisë për raportuesin e MIA-s në Nju Jork.

“Në margjinat e Asamblesë së përgjithshme, z.Gerapetritis do të ketë takime të ndara bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bolivisë, Bahrejnit dhe Arabisë Saudite”, theksohet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.

Mucunski dhe Gerapetritis nesër do të marrin pjesë në takimin ministror të grupit joformal “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” në prani të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ky do të jetë takimi i parë i shefave të diplomacisë së dy vendeve.

Në mesin e korrikut Mucunski dhe Gerapetritis realizuan bisedë telefonike, ku fokusi ka qenë përballja me zjarret që në atë kohë ishin aktive në vendin tonë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More