Takim pune i drejtorit të QMK-së Ali me zëvendëskryeministrin e parë Sali

nga D. V.

Shkup, 27 janar – Prioritetet dhe projektet strategjike të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), me theks të veçantë në implementimin e sistemeve për paralajmërim të hershëm nga zjarret, forcimin e kapaciteteve institucionale, përmirësimin e koordinimit ndërinstitucional dhe rritjen e gatishmërisë për reagim të shpejtë dhe efikas në situata emergjente dhe krize ishin temë e bisedës së takimit të punës të drejtorit të QMK-së Muhamed Ali, me zëvendëskryeministrin e parë të Qeverisë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali.

Siç informojnë nga QMK, drejtori Ali mori mbështetje të plotë për realizimin e iniciativave të ardhshme, ndërsa u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me qëllim rritjen e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve.

“Takimi konfirmoi angazhimin e përbashkët për modernizimin e sistemit të menaxhimit të krizave dhe përafrimin me standardet dhe praktikat evropiane”, njoftuan nga QMK. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More