Takim pune i Prokurorisë Publike dhe KSHPK-së në prag të zgjedhjeve lokale 2025

nga D. V.

Shkup, 16 shtator – Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ljupço Kocevski, kryetari i Komisionit në Prokurorinë Publike për Ndjekjen e Parregullsive Eventuale Zgjedhore Xhelal Bajrami dhe prokurorët publikë në PPRMV Anita Topolova dhe Elvin Veli sot realizuan takim me përfaqësuesit e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të udhëhequr nga u.d. kryetarja e atij organi Cveta Ristovska, në drejtim të koordinimit të aktiviteteve para zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Në takim, siç njoftuan nga Prokuroria Publike, prokurori shtetëror Kocevski i ka informuar përfaqësuesit e KSHPK-së për përbërjen, kompetencat dhe aktivitetet e Komisionit të përkohshëm të obliguar ta ndjekë veprimin pas parregullsive eventuale zgjedhore të lidhura me ekzistimin e veprave penale nga Kapitulli 16 i Kodit Penal – vepra penale kundër zgjedhjeve dhe votimit, si dhe vepra tjera penale të cilat mund të bëhen gjatë organizimit dhe zbatimit të zgjedhjeve.

Përveç prokurorit Bajrami si kryetar, Komisionin e përbëjnë edhe pesë anëtarë, përkatësisht nga një prokuror publik prej të gjitha prokurorive të larta publike, si dhe një prokuror nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup si prokurori themelore e cila mbulon rajonin më të madh.

Përfaqësuesit e KSHPK-së në takim kanë informuar për aktivitetet e tyre në lidhje me zgjedhjet, në përputhje me kompetencat ligjore të komisionit antikorruptues.

Njëherit, në takim është biseduar edhe për procesin e planifikimit të aktiviteteve të cilat duhet të përfshihen në Strategjinë e re kombëtare për parandalimin e korrupsionit. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More