Takimi i Gjuriqit me sekretarin e shtetit amerikan, Tahiri: Ministrja e jonë për Punë të Jashtme – e strukur dhe e zhdukur nga diplomacia

nga D. V.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar sot lidhur me diplomacinë e shtetit, pas takimit që ka pasur ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq me sekretarin e shtetit amerikan, Marco Rubio.

Tahiri në një postim në Facebook ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, gjersa thekson se e kanë katandisur Kosovën.

“Ministri i jashtëm i Serbisë takoi sekretarin e shtetit amerikan. Rubio. Presidentja jonë takoi zëvendëssekretarin e shtetit amerikan para një kohe kur ishte ne Amerikë, e mos të flasim për ministren tonë të jashtme – e strukur e zhdukur nga diplomacia. Duhet t’ia vënë gishtin kokës këta që kanë përgjegjësi për diplomacinë e shtetit tonë. E katandisen Kosovën!”, shkruan ajo.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More