Takimi i kryetarit të Kuvendit Gashi me ambasadorin spanjoll, Garsia

nga D V

Shkup, 3 korrik – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me ambasadorin spanjoll, Hose Luis Lozano Garsia, ku është shprehur i kënaqur për vizitën dhe mbështetjen që vendi ynë e merr nga Mbretëria e Spanjës në procesin e integrimit evropian.

“Themelimi i vazhdueshëm i Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Spanjës kontribuon në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet të dy vendeve tona”, qëndron në pres shërbimin e Kuvendit.

Gashi falënderoi për Programin e Trajnimit Profesional për nëpunësit e Kuvendit tonë në Parlamentin e Spanjës, i cili organizohet çdo vit. Në këtë kontekst, bashkëbiseduesit u pajtuan që bashkëpunimi duhet të zgjerohet edhe me vizita të ndërsjella të delegacioneve parlamentare, të cilat përvojat spanjolle do t’i bartin te deputetët tanë, por edhe në nivelin më të lartë – te kryetarët e parlamenteve.

Ambasadori spanjoll uroi për zgjedhjet demokratike dhe i uroi mandat të suksesshëm në funksionin kryetar i Dhomës Ligjvënëse.

“E shprehu pa mëdyshje angazhimin dhe mbështetjen spanjolle për vendin tonë mik dhe partner, në çdo segment”, kumtuan nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More