Takimi Kocevski – Le Rigoler

nga D. V.

Shkup, 30 prill – Gjendja në Prokurorinë Publike dhe mbështetja franceze për reformat në sektorin e drejtësisë në përgjithësi ishin temat e takimit të sotëm midis Prokurorit Publik të Shtetit Ljupço Kocevski dhe ambasadorit francez në vend Kristof Le Rigoler.

Shërbimi për shtyp i Prokurorisë Publike njoftoi se Prokurori Kocevski detajisht e ka njoftuar ambasadorin Le Rigoler rreth sfidave, veçanërisht në aspektin e personelit dhe kushteve financiare, me të cilat përballet Prokuroria Publike, si dhe aktivitetet e ndërmarra për të forcuar transparencën dhe besimin në institucion.

“Për Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimi ndërkombëtar është një prioritet  i lartë, dhe në këtë kuadër, bashkëpunimi me Republikën e Francës theksohet si jashtëzakonisht i rëndësishëm. Për ne dhe për sistemin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut në tërësi, përvoja e pasur që sistemi juridik i Republikës së Francës mund të ofrojë në nivel ekspertësh është veçanërisht e vlefshme”, tha Kocevski.

Le Rigoler, ndërkaq shprehu mbështetje për aktivitetet e Prokurorisë Publike, duke theksuar se sistemi gjyqësor është një fushë kyçe për sundimin e ligjit dhe është gjithmonë një subjekt interesi nga perspektiva e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More