Takimi me ambasadorin francez/ Stoilkoviq në kabinetin e tij mban edhe flamurin shqiptar

nga Xh M

Shkup, 18 shtator – Zëvendës kryetari i Qeverisë dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq sot në takim ka pritur ambasadorin e Republikës së Francës, Kristof Le Rigoler.

Ambasadori i shoqëruar nga sekretari i parë, zhvilloi një takim me z. Ivan Stoilkoviq, Zëvendëskryeministër dhe Ministë për marrëdhënie ndërmjet bashkësive. Ky i fundit prezantoi sfidat dhe prioritetet e veprimit të tij në muajt në vijim. Gjatë diskutimit u shqyrtuan gjithashtu mundësitë konkrete për përforcimin e bashkëpunimit dypalësh, shkruhet në publikimin në rrjetet sociale tek ambasada e Francës, pas takimit.

Ajo që bie në sy në fotot e publikuara, Stoilkoviq në zyrën e tij mban edhe flamurin shqiptar krahas flamujve të bashkësive tjera etnike që jetojnë në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More