226
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ndodhet për vizitë në Kosovë.
Burns të enjten ka takuar presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe shefin e AKI-së, Petrit Ajeti, gjersa sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti.
E sot, e para e shtetit në një postim në Facebook ka shkruar për takimin me shefin e CIA-s. Ajo thekson se aleanca me Shtetet e Bashkuara është garanci për siguri, paqe e sukses.
