Takoma, mbahet aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për 55-vjetorin e “diplomacisë së pingpongut” Kinë-ShBA 

nga D. V.

Të martën u mbajt në Shkollën e Mesme “Lincoln” në Takoma të Uashingtonit të ShBA-së aktiviteti i shkëmbimeve kulturore për të përkujtuar 55-vjetorin e “diplomacisë së pingpongut” Kinë-ShBA. Ky aktivitet u organizua bashkërisht nga Grupi Mediatik i Kinës (CMG), Shoqata Popullore Kineze për Miqësi me Vendet e Huaja dhe Shoqata Kineze e Pingpongut. Kryetari i CMG-së Shen Haixiong, ambasadori kinez në ShBA Xie Feng dhe kryetari i Shoqatës Kineze të Pingpongut Wang Liqin mbajtën videofjalime. Connie Sweeris, që ka qenë dëshmitare e procesit të “diplomacisë së pingpongut” dhe ish-anëtare e ekipit kombëtar të pingpongut të ShBA-së, mori pjesë në këtë aktivitet dhe mbajti një fjalim. Ishin të pranishëm rreth 500 të ftuar, përfshirë miq nga shteti i Uashingtonit dhe mësues e nxënës nga Shkolla e Mesme “Lincoln”.

Një aktivitet shkëmbimi kulturor mbahet për të përkujtuar 55-vjetorin e Diplomacisë së Ping-Pongut Kinë-SHBA në Shkollën e Mesme Lincoln në Tacoma, Uashington, SHBA, më 3 shkurt 2026. /CMG

Shen Haixiong deklaroi se 55 vjet më parë, një top i vogël pingpongu hapi dyert për mirëkuptim të ndërsjellë midis popullit kinez dhe popullit amerikan, duke krijuar një histori të jashtëzakonshme të “topit të vogël që lëviz një top të madh”. “Sot jemi të nderuar që kemi znj. Connie Svilles, një anëtare e ekipit amerikan të pingpongut që vizitoi Kinën në vitin 1971, për ta dëgjuar atë histori të mrekullueshme të para 55 vjetëve dhe për të shijuar së bashku vlerën bashkëkohore të ‘diplomacisë së pingpongut’ dhe aspiratën e përbashkët të popullit kinez dhe popullit amerikan për të punuar së bashku për përparim. Shpresa e marrëdhënieve Kinë-ShBA qëndron te njerëzit dhe e ardhmja e marrëdhënieve qëndron te të rinjtë. Le të shkruajmë së bashku një kapitull të ri të historisë së mrekullueshme të shkëmbimeve ndërmjet të dy popujve,” u shpreh ai.

Ambasadori kinez në ShBA Xie Feng theksoi se “diplomacia e pingpongut” para 55 vjetëve hapi dyert për shkëmbime miqësore midis dy popujve dhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Më shumë se 40 000 adoleshentë amerikanë, duke përfshirë nxënës nga Shkolla e Mesme “Lincoln”, morën pjesë në nismën “50 000 në 5 vjet ” për studime dhe shkëmbime në Kinë, duke u bërë “ambasadorë të miqësisë” ndërmjet dy anëve të Oqeanit Paqësor. “Ne presim me padurim që Kina dhe Shtetet e Bashkuara, nën udhëheqjen strategjike të të dy krerëve të shteteve, të mbështesin parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime të ndërsjella, duke e shndërruar hap pas hapi vizionin e madh të marrëdhënieve Kinë-ShBA në një realitet fitimprurës për të dyja palët, duke sjellë përfitime më të prekshme për popujt e të dy vendeve dhe duke i sjellë më shumë qëndrueshmëri dhe energji pozitive botës,” theksoi ambasadori Xie.

Yang Wanming, kryetar i Shoqatës Popullore Kineze për Miqësi me Vendet e Huaja, tha që “diplomacia e pingpongut”, me mençurinë dhe guximin e saj të “shfrytëzimit të topit të vogël për të lëvizur një top të madh”, filloi normalizimin e marrëdhënieve kino-amerikane dhe u bë një histori legjendare që do të mbahet mend gjatë. Vizioni strategjik, guximi politik dhe miqësia popullore të mishëruara në “diplomacinë e pingpongut” meritojnë të trashëgohen dhe të çohen përpara. Për një kohë të gjatë, qyteti i Takomës dhe Shkolla e Mesme “Lincoln” kanë shërbyer si urë miqësie midis Kinës e ShBA-së. Kjo miqësi e gjatë dhe ky bashkëveprim i vazhdueshëm që shtrihen në më shumë se 30 vjet dëshmon që, pavarësisht se si ndryshojnë marrëdhëniet kino-amerikane, prirja e kohës për paqe dhe bashkëpunim nuk do të ndryshojë, dhe dëshira e popullit kinez dhe e popullit amerikan për mirëkuptim e shkëmbime të ndërsjella nuk do të ndryshojë.

Zhang Jianmin, konsulli i përgjithshëm i Kinës në San-Francisko, tha se gjatë 55 vjetëve të fundit, marrëdhëniet Kinë-ShBA kanë vazhduar të ecin përpara, duke sjellë përfitime praktike për popujt e të dy vendeve. “Heqja e barrierave dhe forcimi i komunikimit” është një mësim i vlefshëm i nxjerrë nga “diplomacia e pingpongut”, vuri në dukje ai, duke shtuar që aktualisht marrëdhëniet Kinë-ShBA janë në një fazë kritike. “Ne duhet të trashëgojmë dhe të çojmë përpara trashëgiminë e vlefshme të ‘diplomacisë së pingpongut’, të forcojmë vazhdimisht miqësinë, të shtojmë komunikimin e shkëmbimet, si dhe t’i drejtojmë marrëdhëniet Kinë-ShBA drejt ecjes përpara në përputhje me parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëjetesës paqësore dhe bashkëpunimit me përfitime për të dyja palët,” tha ai.

Remaining Time -3:00

1xPlayback RatePicture-in-PictureFullscreenAutoAuto

Wang Liqin, kryetari i Shoqatës Kineze të Pingpongut, theksoi që 55 vjet më parë, një bashkëveprim miqësor midis ekipeve kineze dhe amerikane të pingpongut çoi në një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet kino-amerikane. Vizita e ekipit amerikan të pingpongut në Kinë me ftesë të qeverisë kineze hapi dyert për një miqësi të gjatë midis dy popujve dhe i dërgoi botës një sinjal pozitiv në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve kino-amerikane. “Shoqata Kineze e Pingpongut dhe ekipi kombëtar kinez i pingpongut do të mbështesin gjithashtu frymën e ‘diplomacisë së pingpongut’ dhe do të vazhdojnë të promovojnë shkëmbimet e bashkëpunimin midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e sportit, duke rritur mirëkuptimin dhe miqësinë midis popujve të të dy vendeve nëpërmjet gjuhës së përbashkët të pingpongut,” u shpreh ai.

Ndërsa Connie Sweeris u shpreh që përvoja e paharrueshme e para 55 vjetëve mbetet e freskët në kujtesën e saj dhe se ajo ndihet e nderuar që ka dhënë kontributin e vet për marrëdhëniet Kinë-ShBA përmes “diplomacisë së pingpongut”. Znj. Sweeris i inkurajoi nxënësit e rinj të pranishëm, duke thënë se të gjithë kanë mundësinë të bëhen ambasadorë për shkëmbimet njerëzore midis Shteteve të Bashkuara e Kinës, qoftë në sport, apo në shkëmbimet kulturore.

Në këtë aktivitet, të ftuarit kinezë, së bashku me pjesëmarrësit në “diplomacinë e pingpongut”, ish-anëtarë të ekipit amerikan të pingpongut dhe dashamirës vendas të pingpongut, morën pjesë në një ndeshje të “Topit të Miqësisë”. Në aktivitet u shfaq një film i shkurtër i prodhuar nga Rrjeti Global Televiziv i Kinës (CGTN ) në përkujtim të 55-vjetorit të “diplomacisë së pingpongut” Kinë-ShBA. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More