Taksisti i kërkoi 7.800 denarë për ta dërguar nga qendra në Vodno, turisti nga Zvicra denoncon rastin në polici

nga Xh M

Policia e Maqedonisë së Veriut ka nisur hetimet dhe po merren masa për zbardhjen e një rasti mashtrimi që ka ndodhur dje ndaj një shtetasi zviceran.

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi i huaj është mashtruar nga një taksist, i cili i ka kërkuar 7.800 denarë për shërbimin që i ka kryer duke e dërguar nga Qendra në Vodno të mesme.

“Më 14.06.2025 në orën 20:40 në SPB Shkup, B.F.P.H. (43) nga Zvicra ka raportuar se ndërsa udhëtonte me një automjet taksi në linjën nga Qendra në Vodno të Mesme, është mashtruar nga shoferi, i cili i ka marrë 7.800 denarë për shërbimin, dhe pasi që denoncuesi e ka kuptuar se është mashtruar, shoferi i taksisë është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe është larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More