Taravari: Ahmetit nuk i falet që i hapi dyert ndikimit serb në Maqedoni

nga Redaksia

Shkup, 19 prill – Arben Taravari, kandidat i VLEN-it, për president të shtetit, duke folur për Ballkanin e Hapur dhe përse vendi duhet të del nga ky bashkëpunim, tha se Ali Ahmetit i falen të gjitha, por jo edhe për atë se i hapi dyert Serbisë që të ketë ndikim në Maqedoni.

“Dhe të jetë tashmë toksike se ka mundur të ndalojë. Ata thonë se kaun patur 9 ministra edhe atë të punëve të jashtme, kundërkandidatin tim, kanë patur mundësi pak këto filtra t’i mbyllin dhe ta parandalojnë ndikim serbë në Maqedoni. Por besoj se me Qeverinë e re do të mundohemi që ta zvogëlojmë këtë ndikim, nuk mund të them se do ta ndalim tërësisht”, deklaroi Arben Taravari.

Taravari tha se me Ballkanin e Hapur janë hapur totalisht dyert Serbisë.

“Kur ju kërkoni treg vetëm në Shqipëri dhe Maqedoni, ku shumica e shteteve të Ballkanit nuk e pranojnë këtë ofertë, duke patur një proces paralel, këtu një pjesë të madhe të fajit e ka ministri i Punëve të Jashtme dhe partia shqiptare”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More