Taravari: BDI kurrë më s’do t’i fitojë zgjedhjet

nga I Z

Shkup, 23 korrik- Arben Taravari nga VLEN sërish komentoi angazhimin e ekspertëve ndërkombëtarë nga BDI, për zgjidhjen e çështjes së legjitimitetit, ku si zgjidhje po shqyrtohet modeli belg dhe irlandez i ndarjes së territorit, përcjell TV21. Taravari thotë se BDI për 22 vjet në pushtet nuk e realizoi këtë, ndërsa thekson se nuk beson që më do të kthehet në pushtet.

“Unë vetëm nuk e di pse BDI-ja këtë ligj nuk e ka sjell për 22 vjet sa ka qenë në qeveri. Në parim për kështu ligje, na duhet konsensus më i gjere. Tash kur është BDI-ja në opozitë, s’besoj se më fiton zgjedhje, kurrë s’i ndodhë të fitojë zgjedhje”, tha Taravari për TV21.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More