Taravari, Fetai dhe Qoku vizitën e parë jashtë vendit e realizojnë në Kosovë

nga D V

Shkup, 26 qershor – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai si dhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë si pjesë e ekzekutivit të ri në Maqedoninë e Veriut e kanë realizuar në Republikën e Kosovës.

Ata janë pritur në takim nga ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit dhe prioriteteve të përbashkëta institucionale.

“Sot i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë dhe transparencë, Arben Fetai si dhe deputeti i VLEN, Bekim Qoku, vizitën e parë jashtë vendit e realizova në Prishtinë, ku takuam homologun tim Arben Vitia.  Me Arbenin, zhvilluam bashkëbisedim vëllazëror rreth sfidave brenda sistemeve tona shëndetësore dhe prioriteteve respektive për periudhën në vijim”, njofton ministri i shëndetësisë në RMV-së, Arben Taravari.

Siç njofton Taravari, ata janë pajtuar për përshpejtim dhe thellim të bashkëpunimeve midis dy qeverive respektive, “si në shëndetësi, ashtu edhe në arsim e në politika të qeverisjes së mirë, dhe në çdo sektor tjetër relevant për afrimin edhe më të madh midis dy vendeve tona dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet popujve tonë”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More