Taravari: Katër pacientë janë në gjendje kritike

nga D. V.

Shkup, 24 mars – Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari sot në një konferencë për shtyp njoftoi se për momentin në Maqedoni po shërohen 46 pacientë, ndërsa jashtë shtetit 115 pacientë të nga tragjedia në Koçan.

Ministri njoftoi se gjendja e pacientëve që mjekohen në vendin tonë është stabile.

Ai tha se brenda kësaj javës presim që disa pacientë që janë në gjendje të mirë të kthehen, pritet që numri i tyre të jetë tetë pacientë.

“Sot janë katër pacientë në gjendje kritike që që janë jashtë shtetit”, tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More