Taravari merr pjesë në takimin e 74 rajonal të OBSH-së në Kopenhagë

nga D V

Shkup, 29 tetor – Sot, kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, merr pjesë në hapjen solemne të Takimit të 74-të rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Kjo ngjarje e rëndësishme është e përkushtuar për përpjekjet e përbashkëta në përmirësimin e shëndetit publik dhe zhvillimin e sistemeve shëndetësore në rajon.

Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të lartë nga vende të ndryshme, pritet një shkëmbim produktiv i ideve dhe zgjidhjeve strategjike për sfidat në sektorin e shëndetësisë.

Pjesëmarrja e ministrit Taravari konfirmon përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë aktive në dialogun global mbi avancimin e shëndetit publik dhe përballimin e sfidave aktuale në sektorin e shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More