Taravari: Nëse Ali Ahmeti do që të maten forcat VLEN-BDI, vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale

nga D V

Shkup, 14 nëntor – Arben Taravari nga VLEN ka komentuar kërkesën e vazhdueshme të BDI-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që do të mbaheshin bashkë me zgjedhjet lokale në tetor të vitit të ardhshëm, përcjell TV21. Taravari thotë se nëse kreu i integristëve, Ali Ahmeti do që të maten forcat mes VLEN-it dhe BDI-së, atëherë kjo sipas tij do të bëhet në zgjedhjet e rregullta lokale.

“Sa i mbaruam zgjedhjet, para 5-6 muajsh. Ne jemi të hapur për të biseduar për të gjitha çështjet. Duhet të kemi një konsensus më të gjerë nëse shkohet në zgjedhje. Në qoftë se e ka për të matur forcat sa është VLEN-i dhe ku është BDI-ja, mendoj se vitin e ardhshëm kemi zgjedhje lokale”, tha mes tjerash Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More