Taravari: Partia i kthehet anëtarësisë së saj, Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim

nga Xh M

Shkup, 13 shtator – Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit njofton se Gjykata e Apelit në Gostivar e ktheu në rigjykim rastin e partisë politike Aleanca për Shqiptarët dhe pranoi ankesat e përfaqësuesit ligjor të Arben Taravari.

“Gjykata e Apelit e kthen lëndën në rigjykim pas vendimit të mëparshëm të Gjykatës Themelore Tetovë, ku u zvarrit dhe disa gjykatës u ndërruan deri në marrjen e vendimit skandaloz nën presionin e ish-ministrit të Drejtësisë Krenar Loga, se vulat partiake i përkasin fraksionit që iu bashkua BDI-së”.

“Duke marrë parasysh provat e depozituara në Gjykatën e Apelit në Gostivar, pritet që vendimi përfundimtar të jetë në favorin tonë dhe partia së bashku me vulat t’i mbetet kryetarit të saj legjitim Arben Taravari”, thonë nga partia.

Rreth kësaj ka shkruar në Facebook edhe Taravari, i cili thekson se “partia i kthehet anëtarësisë së saj”.

“Aleanca për Shqiptarët është e jona! Gjykata e Apelit vendosi që Partia Aleanca për Shqiptarët i takon Shumicës Absolute. Partia i kthehet Anëtarësisë së saj! Urime të gjithëve!”, ka shkruar Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More