Taravari shpalos Pikën 5 të Platformës Kombëtare

nga Redaksia

Shkup, 10 gusht – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Arben Taravari, në një konferencë për media ka shpalosur Pikën 5 të Platformës Kombëtare, e cila fokusohet në mbrojtjen e mjedisit, ekologjinë dhe zhvillimin e infrastrukturës moderne në komunat shqiptare.

Taravari theksoi se kjo pikë synon pastrimin e deponive ilegale, krijimin e sistemeve të riciklimit, mbrojtjen e ujërave dhe burimeve natyrore, si dhe përdorimin e energjive të ripërtëritshme.

Në planin e infrastrukturës, ai paralajmëroi investime në rrugë të rikonstruktuara me ndriçim LED, parkingje të organizuara, transport publik për nxënës e studentë, si dhe përmirësim të qasjes në zonat rurale. Taravari gjithashtu përmendi ndërtimin e tregjeve moderne me përparësi për bizneset familjare dhe lehtësira për prodhuesit e produkteve BIO, si dhe ruajtjen e arkitekturës tradicionale shqiptare.

“Motoja e kësaj pike është e qartë: Mjedis i pastër – Komunitet i shëndetshëm; Infrastrukturë moderne – Zhvillim i qëndrueshëm,” tha Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More