Taravari takoi ambasadorin e BE-së

nga Redaksia

Shkup, 22 maj – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Blerant Ramadani, zhvilluan sot një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, Michalis Rokas.

Gjatë këtij takimi, Taravari e informoi ambasadorin Rokas për vendimin e ASH-së për t’u larguar nga qeveria dhe për të vijuar veprimtarinë politike në opozitë. Ai theksoi se, pavarësisht këtij vendimi, angazhimi i ASH-së për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian mbetet i palëkundur.

“Sot së bashku me Sekretarin gjeneral të ASH-së Blerant Ramadani, u takuam me Ambasadorin e BE-së Michalis Rokas. I shpjegova vendimin e ASHsë për t’u larguar nga qeveria (dhe për të vazhduar në opozitë). Angazhimi ynë për anëtarësimin në BE është i palëkundur”, ka bërë të ditur Taravari.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More