Taravari viziton pacientët nga tragjedia e Koçanit në spitalin “Çam dhe Sakura” në Stamboll

nga Xh M

Stamboll, 27 prill – Ministri i Shëndetësisë njëkohësisht kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i shoqëruar nga përfaqësues të Konsullatës së Maqedonisë së Veriut në Stamboll, vizitoi sot spitalin “Çam ve Sakura” në Stamboll, ku po trajtohen dy nga të rinjtë e plagosur në tragjedinë e rëndë të ndodhur në Koçan.

Në këtë spital ishin të shtruar fillimisht gjashtë pacientë, prej të cilëve katër janë liruar tashmë pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore dhe janë kthyer në shtëpi. Dy pacientët e mbetur, Martini dhe Borisi, ndodhen në gjendje stabile dhe po vazhdojnë rikuperimin e tyre.

Gjatë vizitës, Taravari u takua edhe me prindërit e pacientëve, duke u shprehur mbështetje dhe solidaritet në këto momente të vështira. Ai shprehu mirënjohje të veçantë ndaj doktorit Mustafa Turan dhe konsullit të Maqedonisë së Veriut në Stamboll, Idriz Fazlioski, për kujdesin dhe përkushtimin e treguar. “Dhimbjen e freskët të Koçanit e lehtësojnë disi Martini dhe Borisi, të cilët janë më mirë dhe së shpejti i presim në shtëpi. Faleminderit e dashur Turqi për gjithë kujdesin dhe mikpritjen,” theksoi Taravari.

Vizita e sotme shënoi një akt të rëndësishëm të përkujdesjes dhe solidaritetit institucional ndaj të prekurve nga kjo ngjarje tragjike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More