Tashmë një javë, banorët e Shutkës pa energji elektrike

nga Xh M

Shkup, 28 dhjetor – Tashmë një javë banorët e Shutkës nuk kanë energji elektrike nëpër shtëpitë e tyre.

Ndonëse disa herë kanë reaguar deri më tani për këtë problematikë, situata vijon të mbetet e njejtë.

Në redaksinë e televizionin Klan Macedonia kanë arritur disa ankesa për këtë rast, të faktuara dhe me fotografi, edhe pse ditë më parë ishim dhe vetë prezent për të dëgjuar hallet e qytetarëve të Shutkës.

Ata na thanë se temperaturat e ulëta janë të papërballueshme për fëmijët për shkak të mungesës së nxehjes nëpër shtëpitë e tyre.

Dje banorët kanë protestuar para EVN-në për mungesën e energjisë elektrike, teksa pas protestës thanë se është arritur marrëveshje për stabilizim të gjendjes për furnizim me energji elektrike, mirëpo deri më tani nuk ka ndryshuar gjendja.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More