”Taste of Albania”, Rama reklamon çokollatat: Trashëgimi dhe cilësi shqiptare e certifikuar me standardet europiane

nga Xh M

“Taste of Albania” nuk janë thjesht çokollata, por një kombinim i trashëgimisë, cilësisë dhe shijeve autentike shqiptare, të mbështetura nga skemat evropiane të certifikimit të produkteve tradicionale. Kryeministri Edi Rama tregon se një sërë produktesh tradicionale shqiptare janë tashmë të regjistruara nën skemat e cilësisë STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe TGJM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur), si një hap i rëndësishëm drejt promovimit të trashëgimisë kulinare dhe mbështetjes së prodhuesve lokalë.

“”Taste of Albania” nuk janë thjesht çokollata, janë trashëgimia jonë kulinare, me produkte tradicionale të regjistruara nën skemat e cilësisë STG (Specialitet Tradicional i Garantuar) dhe TGJM (Tregues Gjeografik i Mbrojtur)”, shkruan Rama.

Të tilla produkte të certifikuara janë molla e Dvoranit (TGJM); mjalti i Bedunicës (STG); glikoja e arrës së Përmetit (STG); vaj ulliri Valmi (TGJM); kumbulla e thatë e Shumbatit (STG); gështenja e Malësisë së Madhe (TGJM). Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj theksoi se produktet tradicionale shqiptare përfaqësojnë trashëgiminë kulinare dhe një potencial të rëndësishëm ekonomik për prodhuesit vendas në tregjet vendase dhe ndërkombëtare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More