Të akuzuarit në “Aditivët” nuk ndihen fajtorë, prokuroria pretendon se ka prova të forta

nga D. V.

Shkup, 29 maj – Në gjykimin e sotëm për lëndën “Aditivët”, të gjithë të akuzuarit deklaruar se nuk ndihen fajtor, ndërsa Prokuroria theksoi se ka prova të forta dhe se do ta vërtetojë fajësinë e tyre. Në fjalimin hyrës të gjykimit, që u mbajt në gjykatën digjitale pranë INK Idrizovë, Prokuroria theksoi se përveç fajësisë për veprat penale, do të vërtetojnë dhe shpërbërjen institucionale në SHA EMV.

“Përveç vërtetimit të kryerjes së veprave penale, ne do të vërtetojmë edhe shpërbërjen morale dhe institucionale në SHA EMV gjatë periudhës kur të akuzuarit drejtonin personin juridik. Para nesh është një bashkim i  organizuar dhe kriminal të cilës shteti ia besoi prodhimin e energjisë elektrike. Në vend që të përmbushnin me ndershmëri detyrën e tyre dhe t’i shlyhen shtetit që ua kishte besuar për ta menaxhuar, ata zgjodhën ta keqpërdorin atë. Kjo është një goditje për qytetarin i cili beson me çdo faturë të paguar se sistemi i prodhimit të energjisë elektrike po funksionon”, tha prokurorja Natasha Pop Trajkova.

Shtoi se do të vërtetohet gjithashtu se edhe aditivi i paralajmëruar ka shkaktuar pasoja të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

“Ne do të vërtetojmë se interesi publik është lënë pas dore me vetëdije, kurse aditivi i blerë shkaktoi gjithashtu pasoja të dëmshme për shëndetin e qytetarëve. Blerja e aditivit nuk kishte për qëllim të sigurohen kushte, por të përfitohej përfitim i paligjshëm pasuror, shtoi ajo.

Lënda “Aditivët”  ka të bëjë me hetim për keqpërdorim të furnizimeve publike dhe pastrim parash lidhur me furnizimin e aditivëve për qymyr për nevojat e SHA EMV – filiali KME Manastir dhe KME Osllomej.

Të akuzuar janë mbi 30 persona fizikë dhe pesë persona juridik, në mesin e të cilëve është zyrtarë të lartë nga sektori energjetik. Të akuzuar në lëndën janë Vasko Kovaçevski, Vasko Stefanov, Maja Jordanova, Adrijan Muça, Danço Stojanovski, Nebojsha Stojanoviq, Pece Matevski, Milica Stojanoviq, Peco Stojanovski, Mirko Stojanoviq, Ranko Stojanoviq, Dragan Siljanovski, Pece Çaleski, Zoran Naumovski, Snezhana Makarioska, Mira Vasileva, Vllado Miceski, Stojan Mickoski, Nexhbudin Nuredini, Dragan Çakaroski, Dijana Saveska, Vllatko Aleksovski, Aleksandra Stojanovska, Igor Aleksovski, Velimir Aleksovkski, Suzana Aleksovska, Tosho Mateski, Zllatko Tërpeski, Vasko Josifkovski dhe Aleksandar Paskov.

I akuzuarii Kovaçevski do të gjykohet në mungesë sepse nuk është i disponueshëm për organet e përndjekjes. Ndërsa për të akuzuarin Sasha Kërstevski, gjykata sot vendosi që procedura të zhvillohet veçmas, për arsye shëndetësore.

Janë akuzuar edhe pesë persona juridikë, përfshirë “Hem Alijans SHPKNJ Negotinë”, “Dadi Trejd SHPKNJ Veles”, “Kontraksi kompani” dhe një ordinancë stomatologjike nga Velesi. Përfaqësuesit e tyre sot, gjithashtu deklaruan se personat juridikë nuk janë fajtorë.

Seanca e radhës është caktuar për 26 qershor në orën 9:30. Gjykimi drejtohet nga gjyqtarja Daniella Dimovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More