Të dënuar për vrasje e grabitje, arratisen dy shqiptarë nga burgu në Greqi

nga D V

Dy 41-vjeçarë shqiptarë janë arratisur nga Burgu i Kassavetias në Greqi.

Arratisja e tyre është evidentuar rreth orës 21.00 të mbrëmjes së djeshme nga gardianët e burgut.

Bëhet fjalë për personazhe të dënuar me 20 vjet heqje lirie për vepra të rënda si vrasje, grabitje dhe shkatërrim prone me zjarr. Ata ndodheshin në burgun e Kassavetias prej vitit 2019 dhe mbaheshin në një zonë të parrethuar për shkak të sjelljes së mirë.

Ata rezultojnë të kenë marrë 5 leje gjatë vitit 2024. Mesa duket kanë përfituar nga kthimi i tyre nga leja disa ditë më parë, për të planifikuar arratisjen./tch/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More