Të drejtat e shqiptarëve në Luginë, Rama i shkruan kryetares së Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dërguar një letër kryetares së Komunës së Preshevës në Serbi, Ardita Sinani, ku i shpreh mbështetjen e Tiranës zyrtare për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës.

Letra është bërë publike nga vetë kryetarja Sinani në një postim në Facebook.

“Mirënjohëse për vlerësimin dhe fjalët e ngrohta të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Mbështetja institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës është e domosdoshme dhe e mirëpritur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të drejtat dhe mirëqenien e qytetarëve tanë”, ka shkruar Sinani.

Letra e plotë:

Ju falënderoj përzemërsisht për urimin tuaj aq të ngrohtë e miqësor me rastin e fitores në zgjedhjet e përgjithshme politike për një mandat të ri qeverisës.

Dua t’ju siguroj se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë të rritet e forcohet, si shprehje e vëmendjes dhe përkujdesjes së Qeverisë shqiptare ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe angazhimit të saj të qëndrueshëm në mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të tyre, si edhe në rritjen dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe standardit jetësor të shqiptarëve në Luginë.

Edhe një herë, me urimet e mia më të mira për ju dhe me besimin se në një kohë të përshtatshme do të jem përsëri mes qytetarëve të Preshevës, pranoni ju lutem, shprehjen e konsideratës sime më të lartë”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More