Të mërkurën kushte të qëndrueshme atmosferike

nga D. V.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura prej orëve të pasdites në zonën e qendrës, jug dhe relievet malore në lindje.

Sipas njoftimit bëhet me dije se gjatë ditës së mërkurë parashikohet që vranësirat e dendura të  shfaqen në relievet e larta malore në zonën lindore dhe do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe të dobëta.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje -veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me dallgëzim në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET
Shkodër11/22Diell pak re
Kukës5/18Diell re
Lezhë14/22Diell pak re
Dibër6/17Diell re
Durrës12/22Diell re
Tiranë13/23Diell re
Elbasan13/23Diell  re
Berat10/23Diell re
Vlorë14/22Diell re
Korçë9/15Diell re
Gjirokastër8/25Diell re
Sarandë12/23Diell re

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More