Të shtëna me armë në qendrën tregtare, arrestohet autori

nga D. V.

Në një qendër tregtare në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, të hënën u shënuan të shtëna me armë, ndërsa një burrë hyri me një pistoletë, i cili më vonë u arrestua, njoftoi transmetuesi lokal NRK.

“Rezulton se është hapur zjarr me të shtëna. E kemi autorin e krimit në paraburgim”, tha Tor Grottum nga policia e Oslos, ndërsa shërbimet e emergjencës qëndruan në Stor Storsenter, që është qendra më e madhe tregtare e Oslos.

Ndërsa të gjithë janë evakuuar, deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

“Nuk dyshojmë se ka autorë të shumtë, por po kërkojmë gjerësisht. Për momentin, po flasim për një të dyshuar”, tha Grottum.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More