Të shtënat me armë në lagjen “Arbëria”, gjenden 14 gëzhoja e 11 fragmente të predhave – një person dërgohet për tretman në QKUK

nga D. V.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e të enjtes në mbrëmje, ku në lagjen “Arbëria” (ish-Dragodani) të Prishtinës pati të shtëna me armë zjarri.

Telegrafi ka siguruar mbrëmë pamje nga vendi i ngjarjes, ku shiheshin forca të shtuara të Policisë së Kosovës si dhe automjete të emergjencës shëndetësore në vendin e ngjarjes.

E në raportin 24-orësh të Policisë, sot bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në ora 23:10.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 14 gëzhoja si dhe 11 fragmente të predhave”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri me një karikator dhe tre fishekë.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More