Të shtunën do të hapet autostrada Stracin-Kriva Pallankë

nga D V

Shkup, 2 janar –  Kryeministri Hristijan Mickoski dje tha se pret që viti 2025 të jetë më i suksesshëm se viti 2024. Sipas tij, viti i kaluar përfundoi me rezultate më të mira se sa pritej, sa i përket planit ekonomik.

Kryeministri bën me dije se pret investime mbi një miliard euro dhe deficit buxhetor nën 4 për qind.

Mickoski njoftoi se të shtunën do të hapet rruga Stracin (Çatal) – Kriva Pallankë, ndërsa në gjysmën e dytë të këtij muaji do të hapet pjesa e autostradës Gradsko-Farish, si dhe pjesa e parë e hekurudhës për në Bullgari, Kumanovën- Beljakovce.

Sipas Mickoskit, puna në autostradat e Korridorit 8 dhe Korridorit 10 është duke u përshpejtuar.

“Rruga Gostivar-Bukojçan është në ndërtim e sipër, pres të përfundojë tenderi që do ta lidhë Bukojçanin me autostradën Kërçovë-Ohër. Puna po përshpejtohet edhe në rrugën Prilep-Manastir, pres që rrugët Tetovë-Gostivar dhe Trebenishtë- Qaf Thanë të fillojë me një trase të re, sepse ajo aktuale hyn në pjesën që mbrohet nga UNESCO”, tha Mitsoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More