Tenderat me inteligjencë artificiale, Rama: Teknologjia i jep mundësi shteteve si ne që të bëjnë hapa që do të ishin të pamundura

nga L. M

Në Tiranë është mbajtur Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se udhëtimi drejt BE-s është më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar.

“Nga njëra anë kemi procesin e BE, që është përtej pjesës politike, por nga ana teknike është bekim sepse është i vetmi kanal ku mund të transferojmë njohuritë. Udhëtimi është ai që kemi nevojë, nëse ne bëhemi një vend i cili vepron si një vend anëtar i BE, kjo do ishte trashëgimia më e madhe që mund t’i japim fëmijëve tanë, për t’u rritur në një shtet ku institucionet funksionojnë si në Itali apo një vend tjetër mesdhetar. Procesi për ne është po aq i rëndësishëm, edhe më i rëndësishëm se rezultati përfundimtar”, tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e përdorimit të teknologjisë për një mirë qeverisje në shërbim të qytetarëve.

“Teknologjia e re mund të na japë shteteve si ne mundësinë që të bëjmë hapa që do ishin të pamundur. Nëse nuk do ishte e zbatueshme teknologjia, si do ishim ne në gjendje që të ofronim shërbime online? Ne kemi krijuar një model që funksionon për ne, përmes AI, dhe do ishte e pamundur pa teknologjinë. Ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe synojmë të kemi modelin e parë në Europë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A te ZH”, shtoi ai

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More