Tërheqi zvarrë me veturë qenin në Kriva Pallankë, kallëzim penal kundër 23-vjeçarit

nga Xh M

Drejtoria Rajonale e Policisë Kumanovë do të bëjë kallëzim penal kundër A.A (23) nga Kriva Pallanka, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale të “torturës së kafshëve”.

Me datë 10.05.2025 në ora 23:30, Departamenti i Policisë në Kriva Pallankë është njoftuar se në rrjetin social është postuar një video, ku shihet se si në Kriva Pallankë, një qen është lidhur në një veturë dhe është tërhequr zvarrë, ndërsa qeni është detyruar të vrapojë. Menjëherë pas pranimit të kallëzimit janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse nga zyrtarët policorë të Drejtorisë për Punë të Brendshme në Kriva Pallankë dhe u konstatua se pronar i mjetit dhe qenit ishte A.A. (23) nga Kriva Pallanka”, njoftojnë nga MPB.

Me të është zhvilluar një bisedë zyrtare dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More