Tërmetet në Greqi, sa rrezikon Shqipëria? Ja çfarë thotë sizmologu

nga Xh M

Shqipëria nuk ka asnjë rrezik të preket nga të tërmetet që kanë rënë përfshirë këto ditë ishullin e Santorinit. Kështu tha për Report Tv sizmologu Rrapo Ormëni.

Sipas tij tërmetet me magnidutën nën 3 bien mund të bien çdo ditë dhe për njerëzit ata janë të padëmshëm, pasi nuk ndjehen fare
“Kur tërmetet përqendrohen në një zonë të caktuar ose e dimë që kjo zonë ka një histori të shkuar tërmetesh atëherë mund të gjykojmë se sa të rrezikshëm janë”, tha sizmologu Rrapo Ormëni.

Kështu tërmeti 6.4 ballë që ra në Durrës në 2019-ën, është tërmet që mund të bjerë në të njëjtën zonë njëherë në 100 vjet.

Sa i përket situatës në Greqi, sizmologu tha se deri më tani janë regjistruar rreth 7000 tërmete.

“Në zonë kemi një grumbuj tërmetesh, nuk kemi një tërmet kryesor apo një tërmet të madh që mund të rizgjojë vullkanin, pasi duhet një kohë e gjatë që të akumulohet në atë zonë”, shtoi ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More