Tetë persona aplikojnë për dy pozita në KSHZ

nga D V

Shkup, 21 tetor – Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot konfirmoi listën e kandidatëve pas Vendimit për shpalljen e anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Lista me tetë kandidatë duhet të dorëzohet te kryetari i Kuvendit.

Pas shpalljes së publikuar janë paraqitur Ivana Kostadinovska nga Shkupi, juriste e diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, Angelço Ristov nga Dellçeva, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe magjistër i të drejtës administrative dhe administratës publike, Atanas Urumov nga Gjevgjelia, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës, Gjorgji Korobashiev nga Velesi, ekonomist i diplomuar, Svetllana Karapetrova nga Tetova, magjistër ekonomike e diplomuar për ekonomi financiare, kontabilitet dhe revizion, Emilia Andovska nga Velesi, juriste e diplomuar, Beti Gorgjievska nga Shkupi, inxhiniere e diplomuar për elektroteknikë dhe Jana Ilieva nga Shkupi, juriste e diplomuar dhe doktor i shkencave për të drejtën ndërkombëtare.

Sipas nenit 27 paragrafi 1 i Kodit zgjedhor dhe Shpalljes, anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve mund të zgjidhet një person i cili është shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut me vend të përhershëm banimi në vend, të ketë të mbaruar arsimin e lartë, me të paktën tetë vjet përvojë pune dhe të mos jetë anëtar i ndonjë organi në parti politike.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e mbajtur më 2 tetor të vitit 2024 e solli vendimin për shpalljen e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More