Tetovë, arrestohet 27-vjeçarja e kërkuar për vuajtje të dënimit me burg

nga D V

SPB Tetovë njofton se dje (16.12.2024) në ora 11:30 në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë arrestuar A.M. (27) nga fshati Reçicë e Vogël.

Siç thonë nga SPB, ajo me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me një vit burg për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar, drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.

“Ajo është dorëzuar në INKP-Burgu Idrizovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga SPB Tetovë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More