Teyana Taylor dhe Demi Moore shkëlqejnë në sfilatën e Schiaparelli-t në Paris

nga D. V.

Teyana Taylor dhe Demi Moore ishin në qendër të vëmendjes në sfilatën e Schiaparelli-t gjatë Javës së Modës Haute Couture në Paris, e mbajtur në Qendrën Pompidou.

Dy yjet udhëhoqën mbërritjet glamuroze, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe medieve.

Teyana Taylor, 35 vjeçe dhe e nominuar për çmimin Oscar, bëri bujë me paraqitjen e saj pa reçipeta nën një fustan transparent me dantella, të kombinuar me një pallto në stil smokingu dhe platforma të larta, shkruan DailyMail.

Pamjen e saj të guximshme e kompletoi me bizhuteri luksoze, duke u shndërruar në një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes.

Nga ana tjetër, Demi Moore, 63 vjeç, u shfaq elegante me një kostum me print leopardi, të shoqëruar me një kapelë dhe aksesorë karakteristikë të markës Schiaparelli.

Të dyja zunë vend në rreshtin e parë pranë emrave të njohur si Jodie Turner-Smith dhe Jeff Bezos me bashkëshorten e tij, Lauren Sanchez.

Paraqitja e Teyana Taylor vjen në një moment të artë për karrierën e saj, pasi muajin e kaluar ajo fitoi çmimin për Aktoren më të Mirë Mbështetëse për rolin në filmin “One Battle After Another”, një sukses që kurorëzoi ngritjen e saj të fuqishme në Hollywood.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More