Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përfunduar vizitën e tij te babai i tij në Klinikën Interne në QKUK.
Thaçi ka ardhur në Kosovë për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të babait të tij, transmeton Telegrafi.
Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.
“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.
