Tirana International Airport (TIA) njofton se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të pësojnë ndryshime në oraret e parashikuara.
Sipas TIA-s, operacionet në aeroport vazhdojnë normalisht, ndërsa stafi është në koordinim të vazhdueshëm për të siguruar mbarëvajtjen e shërbimeve dhe për të garantuar sigurinë e pasagjerëve.
Pasagjerëve u rekomandohet të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre përpara nisjes dhe të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me linjën ajrore për çdo përditësim të mundshëm.