Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner befasojnë në tapetin e kuq, dalja e tyre ndez rrjetin!

nga D. V.

Timothée Chalamet dhe Kylie Jenner shkëlqyen sërish në daljen e tyre të dytë zyrtare në tapetin e kuq, këtë herë në premierën e filmit Marty Supreme në Los Angeles, më 8 dhjetor.

Edhe pse njihen për privatësinë e tyre, dyshja vendosi sërish të jetë në qendër të vëmendjes, duke u shfaqur me veshje të personalizuara nga Chrome Hearts.

Chalamet, 29 vjeç, bëri një zgjedhje të guximshme me një kostum lëkure me shkëlqim ngjyrë portokalli, të kombinuar me një këmishë mëndafshi dhe çizme në të njëjtën ngjyrë. Aksesorët vunë vulën finale, sidomos çanta e zezë për raketë pingpongu, një detaj që bëri bujë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Kylie Jenner, 28 vjeçe, u shfaq me një fustan të gjatë portokalli, me prerje gjeometrike dhe detaje kryqi në dekolte, duke krijuar një pamje të fuqishme dhe plot elegancë.

Edhe takat, manikyri dhe grimi në nuanca portokalli-rozë plotësuan perfekt look-un e saj.

Kjo është dalja e dytë e çiftit në tapet të kuq, pas prezantimit të parë në maj në Romë, megjithatë Jenner ka qenë prej kohësh pranë Chalamet në eventet kryesore ku aktori është nominuar.

Premiera e Marty Supreme pritet më 25 dhjetor, ndërsa dalja e çiftit konfirmon se ata janë ndër emrat më të komentuar të momentit në botën e showbizit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More